Menu Mbylle

Hapet konkurs ne NPL “Stacioni Autobuseve” Sh.A. Prishtine

N.P.L. “Stacioni i Autobusëve” SH.A., në bazë të nenin 25 paragrafi 2 pika (h) të Ligjit për Ndërmarrjet Publike, Nr. 03/L-087, ndryshim plotësimin e Ligjit për NP-të Nr.04/L-111 neni 13, Ligjit nr. 06/L-021 për Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike, vendimin e Bordit te Drejtoreve nr.02/919 të datës 13.06.2019, shpall këtë:

 

 

K  O  N  K  U  R S

Pozita e punës: Zyrtar për Auditim të Brendshëm (1 pozitë).

Kohëzgjatja e kontratës: 3 vite, me mundësi vazhdimi.

Orari i punës: I plotë.

Vendi: Prishtinë

Detyrat e përgjithshme:

 

 

Bartësi i vendit të punës mbikëqyr dhe koordinon aktivitetet e auditimit, të buxhetit, të hyrave, shpenzimet, prokurimit, depos, stafit dhe aktiviteteve operative që njësitë menaxhuese të ndërmarrjes i realizojnë gjatë aktiviteteve operative në menaxhimin e N.P.L “Stacioni i Autobusëve” SH.A.

Vlerëson efektivitetin e punës dhe zbatueshmërinë konform me procedurat dhe rregullat e ndërmarrjes.

Bartësi i vendit të punës i raporton Komisionit të Auditimit.

Detyrat specifike dhe përgjegjësitë:

  • Aplikon sistemin e kontrollit-auditimit të brendshëm të pranueshëm dhe të efektshëm,
  • Të vëzhgojë dhe të kritikoj politikat dhe praktikat jo të mira që kanë të bëjnë me kontabilitet, procedura të ndryshme, administratë, dhe ruajtjen e mjeteve dhe të pasurisë së ndërmarrjes.
  • Siguron që aktivitetet e ndërmarrjes të jenë në harmoni me Statutin dhe aktet tjera rregullative, ligjore dhe urdhëresat nga
  • Monitoron dhe kontrollon zbatimin e vendimeve të Aksionarëve, Bordit të Drejtorëve dhe Komisionit të Auditimit në linjë me objektivat Planin e Biznesit të ndërmarrjes.
  • Kryen kontrolla të brendshme sipas planit të Auditimit të Brendshëm të aprovuar nga Komisioni i
  • Diskuton rezultatet e auditimit të kryer me personin përgjegjës të departamentit apo njësisë dhe jep këshilla-udhëzime rreth veprimeve që duhet ndërmarrë për përmirësimin e

 

  • Përpilon raporte të shkruara dhe i’a paraqet për aprovim Komisionit të Auditimit me qëllim të përcjelljes së mëtutjeshme të tyre tek përgjegjësit e departamenteve apo njësive të
  • Përgatitë raport mujor, vjetor rreth punëve dhe aktiveiteve të ndërmarrjes.
  • Mbledh, analizon dhe vlerëson të dhënat nga fushat e ndryshme të veprimtarisë me qëllim të arritjes së një vlerësimi objektiv
  • Analizon praktikat dhe procedurat e kontabilitetit si dhe propozon modifikimin apo përshtatjen e tyre sipas standardeve të kontabilitetit në
  • Kryen të gjitha kontrollet dhe auditivet sipas ligjeve në fuqi dhe akteve të brendshme të ndërmarrjes.
  • Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura, kryen edhe në detyra tjera të kërkuara nga Komisioni i Auditimit dhe Kryeshefi Ekzekutiv.

Kualifikimet dhe aftësitë:

  • Të përmbushë kriteret për zyrtarë të ndërmarrjes sipas nenit 13 të Ligjit nr. 04/L-111 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Ndërmarrjet Publike;
  • ZAB duhet të posedojë diplomë universitare nga Fakulteti Ekonomik;
  • Të jetë ekspert i certifikuar në kontabilitet si dhe duhet të jetë Auditor i Certifikuar sipas ligjit;
  • Duhet të ketë përvojë së paku 3 vjet pune në pozita të larta udhëheqëse apo menaxhuese.
  • Njohja e mirë e ligjeve dhe rregulloreve ne fuqi, me theks në Ligjin për NP, Ligjin për Shoqëritë Tregtare, si dhe ligjet të tjera që kanë të bëjmë me kontrollin e brendshëm dhe menaxhimin e
  • Aftësi të shkëlqyeshme komunikuese
  • Njohja e gjuhës angleze në shkrim dhe në të folur
  • Aftësi organizative dhe
  • Preferohet të ketë certifikata të trajnimeve gjatë karrierës.

Dokumentacioni i kërkuar dhe mënyra e aplikimit:

Kandidati/ja, duhet të dorëzoj aplikacionin me dokumente e mëposhtme në pliko të mbyllur në administratën e N.P.L ”Stacioni i Autobusëve” SH.A, Rr. Bill Clinton p.n. ne Prishtine, çdo dite pune nga ora 08:00 deri 16:00 (nga ora 12:00 – 13:00 pauza).

  1. Aplikacioni për punësim (shkarkohet nga web-faqja e SAP https://www.sap-com/sq/konkurse/
  2. Një deklaratë nën betim të nënshkruar nga kandidati se i plotëson kriteret e pavarësisë sipas nenit 17.1 dhe nenit 17.2 (forma mund të shkarkohet nga ueb faqja e Stacionit të Autobusëve https://www.sap‐com/sq/konkurse;
  3. Letër motivuese;
  4. Dëshmi mbi shkollimi;
  5. Dëshmi mbi përvojën e punës;

 

  1. Certifikatat e kërkuara;
  2. Kopja e letërnjoftimit;
  3. Kandidati/ja së bashku me aplikacionin duhet të dorëzoj edhe vërtetimin nga gjykata kompetente se i njëjti nuk është nën hetime – jo më të vjetër se 6

Çdo përgënjeshtrim i materialit, qoftë i qëllimshëm ose nga neglizhenca ose ndryshim materiali nga informatat e dhëna në deklaratën e sipër cekur do të rezultojë në skualifikimin e menjëhershëm.

Informata të përgjithshme:

Të drejtë aplikimi për këtë konkurs kanë të gjitha qytetarët pa dallim.

Ndërmarrja ofron mundësi të barabarta, inkurajon dhe promovon angazhimin e punëtorëve, pjesëtarë të të gjitha komuniteteve dhe të gjinive të ndryshme.

 

Konkursi është i hapur nga data 17.06.2019 dhe përfundon më datë 16.07.2019 në ora 16:00.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *