Pas mbi tri dekadash nisi riparimi i gropave në Stacionin e Autobusëve të Prishtinës, më i madh në vendin tonë, ku gjatë ditës thuhet se këtë stacion e frkuentojnë mbi 24 mijë udhtarë, raporton “Syri.net”.
Si para luftës e ashtu edhe mbi njëzetë vjet pas saj në Stacionin e Autobusëve të Prishtinës deri tash kanë munguar investimet, apo ishte lënë në harres, por si duket me ardhjen e menaxhmetit të ri kanë nisur edhe investimet për përmirësimin e infrastrukturës aty.