Të nderuar udhëtarë,
Nga nesër do të filloj linja e rregullt e shumëpritur nga qyteti për në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” dhe anasjelltas. Autobusi niset nga Stacioni i Autobusëve i Prishtinës, pastaj do të ndalet në tri pika të kryeqytetit për të mbledhur udhëtarët: Pallati i Rinisë, Katedralja e qytetit dhe Sheshi Xhorxh Bush.
Stafi i Stacionit të Autobusëve do të vazhdojë me efikasitet t’i kryej shërbimet për udhëtarët që do të shfrytëzojnë këtë linjë të re.
Ju njoftojmë se autobusi i parë do të niset nesër në mëngjes në orën 03:00, për të vazhduar qarkullimin çdo orë.
Bileta për një udhëtim do të jetë 3 € (euro).
Ju dëshirojmë udhëtim të këndshëm,
Me respekt,
Stacioni i Autobusëve i Prishtinës