Të dashur qytetarë,
Pas alarmit për një mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë ju njoftojmë se tani të gjitha linjat janë duke u mbajtur sipas rendit të udhëtimit dhe puna në stacion i është kthyer normalitetit.
Falenderojmë Policinë e Kosovës për marrjen e të gjitha masave mbrojtëse për të gjithë qyetatarët që ndodheshin në Stacion.
Shëndet dhe rrugë të mbarë!