Menaxhmenti i SAP demanton lajmin e publikuar në disa portale se gjoja sot pasdite është arrestuar drejtori i Stacionit të Autobusëve në Prishtinë, Luan Hoti.
Ky është lajm i rremë dhe nuk është e vërtetë se drejtori është arrestuar.
Menaxhmenti kërkon nga portalet që mos të bazohen në trillime të tilla.
Po ashtu gjatë ditëve në vijim Stacioni i Autobusëve do t’i drejtohet Këshillit të Mediave të Shkruara për të raportuar për këtë shpifje pasi që në asnjë formë nuk është bërë asnjë komunikim me zyrtarët përgjegjës të stacionit për të marrë qëndrimin zyrtar nëse ka ndodhur diçka e tillë.
Ju njoftojmë se e-mailat zyrtarë të stacionit janë me @sap-rks.com. Çdo përpjekje tjetër për tu thirrur në emailat e stacionit për çështje që kanë të bëjnë me Stacionin e Autobusëve është përpjekje për mashtrim të opinionit publik.