Me iniciativë të Bordit të Drejtorëve të Stacionit të Autobusëve në Prishtinë, sot u zhvillua një takim njoftues ndërmjet anëtares së Bordit, znj. Diellza Namani, dhe menaxhmentit të Stacionit të Autobusëve në Berlin. Në takim mori pjesë edhe Kryeshefi Ekzekutiv i Stacionit tonë, përmes lidhjes virtuale.
Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe kishte për qëllim vendosjen e kontakteve të para drejt binjakëzimit të dy stacioneve, me synim thellimin e bashkëpunimit në disa fusha kyçe, si:
1. Shkëmbimi i informatave strategjike me rëndësi të ndërsjellë;
2. Shkëmbimi i përvojave në menaxhimin e dispeçerëve;
3. Trajnimi i stafit në fushat e transportit publik dhe logjistikës.
Ky hap përbën një gur themeli drejt ngritjes së standardeve profesionale dhe operacionalizimit të praktikave më të mira ndërkombëtare në sektorin e transportit urban dhe ndërurban.