Bedrije Mjeku - Sekretare
Bedrije Mjeku ushtron detyrën e Sekretares së Ndërmarrjes
Është juriste e diplomuar me mbi 25 vite përvojë profesionale në ndërmarrje publike, me eksperienc në administrim institucional dhe menaxhim
Karrierën profesionale e ka filluar në pozitën e Sekretares, duke ndërtuar një përvojë të gjerë dhe të qëndrueshme në pozita profesionale dhe menaxheriale. Gjatë angazhimit të saj profesional ka ushtruar funksione të rëndësishme, përfshirë Udhëheqëse e shërbimit juridik dhe administratës, Bashkëpunëtore profesionale, Sekretare, Udhëheqëse e burimeve njerëzore, si dhe Drejtoreshë e koorporatës.
Përgjatë karrierës së saj shumëvjeçare ka kontribuar në zhvillimin dhe funksionimin efikas të proceseve administrative, organizative dhe menaxheriale, me fokus në forcimin e kapaciteteve institucionale.
Aktualisht, në cilësinë e Sekretares së Ndërmarrjes, kontribuon në koordinimin institucional, mbështetjen e proceseve vendimmarrëse dhe sigurimin e funksionimit administrativ në përputhje me standardet dhe përgjegjësitë e ndërmarrjes publike.
