Veton Prelvukaj
- Kryeshef Ekzekutiv
Veton R. Prelvukaj është Magjistër i Shkencave Ploitike, me mbi 22 vite përvojë profesionale në Organizata Ndërkombëtare, sektorin privat dhe sektorin publik.
Gjatë karrierës së tij profesionale ka ushtruar një sërë pozitash me përgjegjësi të lartë në Institucione dhe Organizata të ndryshme, duke kontribuar në menaxhim, administratë, planifikim strategjik dhe ploitikëbërje.
Në kuadër të Ndërmarrjes sonë z.Prelvukaj ka ushtruar një sërë funksionesh të rëndësishme ndër të tjera edhe atë të Udhëheqësit të Transportit, duke qenë përgjegjës për organizim, koordinim dhe mbikqyrjen e proceseve operative në fushën e transportit, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Po ashtu, z.Prelvukaj ka shërbyer si Këshilltar Politik i Ministrit të mbrojtjes së Republikës së Kosovës, ku ka kontribuar në proceset e hartimit dhe zbatimit të plotikave të mbrojtjes, si dhe dhe në transformimin e mandatit dhe misionit të të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) nga një forcë me mandat kryesisht civil në një forcë me kapacitete dhe mision ushtarak, në përputhje me objektivat strategjike të Republikës së Kosovës .
Aktualisht, z.Prelvukaj ushtron detyrën e Kryeshefit Ekzekutiv në Ndërmarrjen Publike Lokale ‘’Stacioni i Autobusëve’’ SH.A në Prishtinë, ku udhëheq dhe menaxhon aktivitetet operative dhe zhvillimore të Ndërmarrjes, me fokus në përmirësimin e shërbimeve, rritjen e efikasitetit operacional dhe forcimin e qeverisjes korporative.
